RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza shkon në 73.387, mbi 174.250 të plagosur

numri-i-viktimave-ne-gaza-shkon-ne-73387,-mbi-174.250-te-plagosur

Numri i palestinezëve të vrarë nga agresioni i vazhdueshëm izraelit në Rripin e Gazës ka shkuar në 73.387, ndërsa 174.250 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori 2023, njoftuan burime mjekësore.

Spitalet në Rripin e Gazës kanë konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë pranuar trupin e një palestinezi të vrarë dhe një person të plagosur.

Sipas burimeve mjekësore, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i të vrarëve ka arritur në 1.259, ndërsa të plagosurve në 4.146. Ndërkohë, numri i trupave të nxjerrë nga rrënojat që nga ajo kohë ka arritur në 807.

Burimet thanë se një numër viktimash vazhdojnë të jenë të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ato. /mesazhi

Related posts

E rëndë në Francë/ Zjarri shkrumbon pallatin, 7 viktima. Mes tyre 3 fëmijë

admin

Shefi i Mossad-it përfundon takimin e tij në Romë për marrëveshjen e ar’mëpushimit

Muhamet Ramadani

Prokuroria Speciale mban konferencë për mediat, pritet të ngrihet akuzë në rastin Banjska

admin