RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës: Ka pasur gjuajtje me armë, por nuk ka persona të plagosur

policia-e-kosoves:-ka-pasur-gjuajtje-me-arme,-por-nuk-ka-persona-te-plagosur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk ka persona të plagosur, siç është raportuar në media.

Lidhur me këtë Policia ka bërë thirrje që të mos bien pre e informacioneve të rreme, cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës.

“Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se janë duke vazhduar bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës, në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinë dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

“Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në reagimin e PK-së.

Related posts

Norvegjia anuloi lejen për djegien e Kuranit pas paralajmërimit të Turqisë

admin

Izraeli shqyrton përgjigjen ndaj Teheranit, Biden: Ka alternativa të tjera për të goditur përveç rezervave të naftës

admin

I riu shqiptar kapet me miliona euro kokainë në Itali!

Muhamet Ramadani