RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefja e OBT-së paralajmëron se bota po rrëshqet drejt “recesionit global”

shefja-e-obt-se-paralajmeron-se-bota-po-rreshqet-drejt-“recesionit-global”

Shefja e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ngozi Okonjo-Iweala, ka thënë se beson që bota është duke rrëshqitur drejt një recesioni global, për shkak të krizave të shumëfishta.

Ajo ka bërë thirrje për politika radikale që do të nxisnin rritjen ekonomike.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.

Okonjo-Iweala ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë, ndryshimet klimatike, çmimet e ushqimit dhe energjisë, plus pasojat e pandemisë së koronavirusit, kanë krijuar të gjitha kushtet për recesion global.

“Tani na duhet të parashikojmë se si duket një recesion në ardhje”, ka thënë ajo para një forumi publik në Gjenevë.

“Mendoj se është recesioni global. Mendoj se po rrëshqasim drejt tij. Mirëpo në të njëjtën kohë neve na duhet të nisim të mendojmë për rimëkëmbje. Ne duhet të punojmë në rritje”.

“Kemi tronditje të sigurisë, tronditje klimatike, të energjisë dhe të çmimeve të ushqimit. Të gjitha këto po na godasin në të njëjtën kohë, andaj nuk jemi në situatë normale”.

Okonjo-Iweala ka thënë se bankat qendrore duhet të përcaktojnë nëse inflacioni është duke u shkaktuar nga kërkesa e madhe, apo nga rritja e çmimeve, që lidhet me problemet në zinxhirin e furnizimit.

Okonjo-Iweala ka thënë se shqetësimi i saj kryesor lidhet me garantimin e sigurisë ushqimore, të përcjellë nga qasja në energji.

“Ideja e të mos pasurit ushqim të mjaftueshëm është çka më shqetëson mua më shumë”, ka thënë ajo.

Shefja e OBT-së ka theksuar se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë ulur pritshmëritë për rritje ekonomike globale dhe se situata “nuk po duket mirë”. /rel

Related posts

Qeveria Kurti me projekt 200 milionë eurosh për ndërtimin e 4,000 banesave për çiftet e reja, zbatimi nis këtë vit

rezart morina

Balotazhi presidencial në Mal të Zi, pritet garë e ngushtë

rezart morina

Kremlini e cilëson shumë pozitive dërgesën e parë të grurit të nisur nga Odesa

admin