RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Dërgesat e furnizimeve bazë në Gaza duhet të fillojnë urgjentisht

obsh:-dergesat-e-furnizimeve-baze-ne-gaza-duhet-te-fillojne-urgjentisht

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se dërgesat e furnizimeve bazë në Rripin e Gazës duhet të fillojnë urgjentisht, transmeton Anadolu.

Përmes platformës së medias sociale X Ghebreyesus bëri një postim lidhur me sulmet intensive të kryera nga Izraeli dhe shkatërrimet që ato kanë shkaktuar në Gaza.

“Dërgesat e furnizimeve bazë në Gaza duhet të fillojnë urgjentisht. Duhet të jenë të paktën në nivelet e arritura gjatë ‘pauzës së fundit humanitare’. Nevojitet shumë më tepër se kaq”, deklaroi Ghebreyesus, i cili shtoi se civilët në Gaza kanë nevojë për mbrojtje, ushqime, ujë të pastër, strehim, higjienë, ilaçe dhe për më shumë.

Ai thekson se të plagosurit kanë nevojë për kujdes jetë-shpëtues, ndërsa punonjësit e shëndetësisë për mbrojtje dhe pajisje në mënyrë që të ofrojnë shërbim. “Ashtu sikur kemi paralajmëruar për shumë herë, mbipopullimi i shkaktuar nga zhvendosja e popullsisë dhe kushtet e pasigurta të jetesës rrit rrezikun e sëmundjeve”, tha Ghebreyesus.

Drejtori i OBSH-së nënvizoi nevojën për t‘i dhënë fund dhunës, lirimin e pengjeve të mbetura dhe përfundimin e rrethimit të Rripit të Gazës.

Related posts

RMV: Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

admin

Gazetari shtetas kanadez i zhdukur në Gaza

rezart morina

Foshnja e parë e lindur në vitin 2023 është vajzë

admin