RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini rrit numrin e ushtarëve në forcat ruse me 170 mijë

putini-rrit-numrin-e-ushtareve-ne-forcat-ruse-me-170-mije

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin rriti të premten numrin e ushtarëve në forcat ruse me rreth 170 mijë, duke e çuar numrin e personelit ushtarak në më shumë se 2.2 milionë, raporton Anadolu.

“Putini nënshkroi një dekret për rritjen e personelit të Forcave të Armatosura Ruse në 2.209.130, përfshirë 1.320.000 ushtarë”, njoftoi Kremlini.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit të vendimit. Sipas dekretit të Putinit, i cili hyri në fuqi më 1 janar, ushtria kishte 2.039.758 personel, përfshirë 1.150.628 ushtarë.

Krahasuar me rregulloren e mëparshme, numri i ushtarëve është rritur me 169.372.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se pavarësisht rritjes së numrit të ushtarëve, nuk ka plan për rritje të ndjeshme të mobilizimit.

Numri i trupave thuhet se është rritur për shkak të kërcënimeve në rritje të lidhura me “operacionin special ushtarak” në Ukrainë dhe zgjerimin e NATO-s.

Rritja e Forcave të Armatosura shihet si një reagim ndaj aktiviteteve të NATO-s.

Related posts

Pasi u shkarkua nga pozita e shefit të BIA-s në Serbi, Dodik emëron Vulinin senator në Republikën Srpska

admin6

Dhjetë seanca gjatë muajit maj për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

rezart morina

Guterres: Vrasja e civilëve në Gaza “e pashembullt dhe e paprecedentë”

rezart morina