RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas tankeve, Maqedonia e Veriut do t’i dhurojë Ukrainës edhe aeroplanë

pas-tankeve,-maqedonia-e-veriut-do-t’i-dhuroje-ukraines-edhe-aeroplane

Katër avionët luftarakë “SU-25” që kishte blerë Maqedonia e Veriut nga Ukraina gjatë konfliktit të vitit 2001, i janë dhuruar si donacion sërish Ukrainës. Kështu raporton portali MKD.mk duke u thirrur në burime. Ministra e Mbrojtjes nuk e konfirmon por as e demanton këtë informacion zyrtarisht.

“Detajet e sakta të tre vendimeve, përmbajtja dhe shpjegimi i tyre do të deklasifikohen dhe publikohen në mënyrë transparente. Vendimet e marra deri më tani nuk e cenojnë gatishmërinë luftarake të ushtrisë sonë”.

Katër avionit të tipit Suhoi ishin blerë për 4 milionë euro në vitin 2001, për t’u përdorur në konfliktin me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare të asaj kohe. Shteti planifikonte t’i shiste sërish që nga viti 2004. Që atëherë avionët janë garazhuar dhe janë bërë gati për shitje. Në vitin 2011 Ministria e Mbrojtjes sërish kishte menduar për modernizimin e avionëve sipas standardeve të NATO-s, por edhe kjo ide ka dështuar.

Ditëve të fundit u bë e ditur gjithashtu se Maqedonia e Veriut i dhuroi Ukrainës dy tanke të tipit T-72, Ministria e Jashtme Ruse reagoi ashpër duke e quajtur gabim të madh donacionin e tankeve nga Maqedonia e Veriut për Ukrainën. Por në përgjigjen e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë të Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, u nënvizua se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s mbetet e përkushtuar me vendosmëri ndaj politikave të NATO-s dhe vendimeve të tyre, dhe mbështet fuqimisht luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus. /shenja

Related posts

Emetimet e karbonit po ulen me shpejtësi në Europë, politikat ekologjike po japin efekt! Ja tre faktorët që ndikuan

admin

Aksident në Milano, avioni ushtarak i Katarit me 104 persona në bord përplaset me dritat e aeroportit

admin

Plani “Trump” për Ukrainën, Rubio në shënjestër kritikash

Muhamet Ramadani