Dy oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për artileri fushore.
Nëntogerët Shpëtim Hasani, Labinot Osaj dhe Arian Karaxha përfunduan me sukses kursin bazik të udhëheqjes për artileri fushore në SHBA.
Trajnimi ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të Togut të artilerisë, oficerë të mbështetjes me zjarr si edhe si oficer të drejtimit të zjarrit.
“Si udhëheqës të Togut të artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Howitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm). Në modulin e Mbështetjes me zjarr, përgatiten ushtarakët për specifikat e Howitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si edhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e qendrës së drejtimit të zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize.
Për shkak të sukseseve të treguara në trajnim nëntoger Arian Karaxha arriti të merrte çmimin “Distinguished International Honor Graduate”, u tha në njoftim të FSK-së.