RTV AHIRETI
Kuzhinë

Focaccia italiane: E butë, krokante dhe me rozmarinë aromatike

focaccia-italiane:-e-bute,-krokante-dhe-me-rozmarine-aromatike

Provoni recetën për një focaccie italiane të shkëlqyer dhe aromatike.


Përbërësit:

500 g miell (gjysmë i butë, gjysmë i mprehtë)

1 qese maja e thatë

300 ml ujë të vakët

50 ml vaj ulliri

1 lugë e vogël sheqer

1 lugë e vogël kripë

1-2 lugë vaj ulliri

kripë deti

rozmarinë e freskët.


Përgatitja:

Përzieni miellin, majanë, sheqerin dhe kripën në një enë të madhe. Shtoni gradualisht ujin e vakët dhe vajin dhe përziejini derisa të bashkohen të gjithçka. Transferoni brumin në një sipërfaqe pune të spërkatur me miell dhe gatuajeni derisa të bëhet i lëmuar dhe elastik. E vendosni në një enë të madhe, e mbuloni me një leckë dhe e lini të qëndrojë për rreth një orë në një vend të ngrohtë derisa të dyfishohet në masë. E lyeni tepsinë me vaj ulliri, më pas vendosni brumin dhe e shtrini me duar për të mbushur të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Në brumë bëni vija të vogla me gishta dhe hidhni vaj ulliri mbi të. Shtoni rozmarinën e grirë dhe spërkatni me kripë deti. Lëreni të bymehet për 30 minuta të tjera. E piqni në furrë të ngrohur në 220°C për rreth 15-20 minuta, derisa të marrë korja ngjyrë kafe të artë.

Ju bëftë mirë!

/Telegrafi/

The post Focaccia italiane: E butë, krokante dhe me rozmarinë aromatike appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pulë në tigan me domate qershi dhe kërpudha

admin

Këto janë frutat dhe perimet që duhet të blini gjatë nëntorit

admin

Supë me kocka: Për shkak të një gabimi, vitaminat dhe mineralet humbasin

rezart morina