Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët dërgoi 3 mijë tenda në Turqi me qëllim për të mbështetur të prekurit nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.
Ambasada e Turqisë në Aman, në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter, njoftoi se rreth 3 mijë tenda të siguruara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët janë dërguar në rajonet e tërmetit nga Forcat e Armatosura Turke, Turkish Airlines (THY) dhe Forcat Ajrore të Jordanisë.
Në deklaratë shprehen falënderime për autoritetet e OKB-së dhe të Jordanisë për mbështetjen me tenda dhe për dërgimin e kësaj ndihme për të prekurit nga tërmeti.