RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja me takim mbi kërcënimet e mundshme të inteligjencës artificiale

okb-ja-me-takim-mbi-kercenimet-e-mundshme-te-inteligjences-artificiale

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do ta mbajë takimin e parë mbi kërcënimet e mundshme të inteligjencës artificiale për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, e organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, raportoi të martën Associated Press.

Ky takim do të mbahet pasi përveç potencialit të jashtëzakonshëm, po shihen edhe rreziqe të mëdha në lidhje me përdorimin e mundshëm të AI-së, si në armët autonome ose në kontrollin e armëve nukleare.

Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Barbara Woodward, ka njoftuar të hënën takimin e 18 korrikut si kryesinë e presidencës së saj të këshillit këtë muaj. Ai do të përfshijë informime nga ekspertë ndërkombëtarë të AI-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres.

Woodwardi ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të inkurajojë një qasje për të menaxhuar si mundësitë e mëdha ashtu edhe rreziqet që inteligjenca artificiale ka për të gjithë.

Woodward tha se takimi i Këshillit të Sigurimit, që do të kryesohet nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, do të ofrojë një mundësi për të dëgjuar pikëpamjet e ekspertëve mbi AI-në, e cila është një teknologji shumë e re që po zhvillohet shumë shpejt, dhe për të filluar një diskutim midis 15 anëtarëve të këshillit mbi implikimet e saj. /koha

Related posts

Ish-presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka vdekur në moshën 79-vjeçare

rezart morina

Shpërthim i fuqishëm në një restorant në Turqi, 7 viktima – VIDEO

admin

‘Cënohet sovraniteti territorial’, Kina reagon për vizitën e Pelosit në Tajvan

admin