RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja pezullon shërbimet në kampin më të madh të refugjatëve palestinezë në Liban

okb-ja-pezullon-sherbimet-ne-kampin-me-te-madh-te-refugjateve-palestineze-ne-liban

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) ka pezulluar shërbimet në kampin më të madh të refugjatëve palestinezë në Liban, Ain el-Hilweh, në shenjë proteste ndaj pranisë së luftëtarëve të armatosur rreth shkollave të tyre dhe objekteve të tjera në zonë.

Përleshjet shpërthyen në kampin Ain el-Hilweh muajin e kaluar pasi persona të armatosur islamikë u përpoqën të vrisnin Mahmoud Khalil, kreun e fraksionit politik palestinez Fatah, duke detyruar qindra njerëz të largoheshin, shkruan Reuters.

Agjencia nuk toleron veprime që shkelin paprekshmërinë dhe neutralitetin e objekteve të saj, tha UNRWA në një deklaratë. /abcnews

Related posts

Rrëshqitje dheu në Kinë, 14 persona humbin jetë dhe pesë të zhdukur

admin

Vazhdojnë tra’zirat në Kaledoninë e Re, Macron u kërkon banorëve të heqin bllokadat nga rrugët

RTI

Kosovë, dhëndri tenton të vrasë ish-vjehrrin

admin