RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB kërkon ndihmë të pakufizuar teksa përmbytjet përkeqësojnë gjendjen në Gaza

okb-kerkon-ndihme-te-pakufizuar-teksa-permbytjet-perkeqesojne-gjendjen-ne-gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) ka bërë thirrje për lejimin pa pengesa të ndihmave humanitare në Gaza, ndërsa përmbytjet nga shirat e dimrit po e përkeqësojnë gjendjen e rëndë të të zhvendosurve. Sipas UNRWA-s, disa rrugë janë përmbytur dhe tendat janë lagur, duke e bërë jetesën edhe më të vështirë.

“E ftohta, mbipopullimi dhe kushtet e pasanitare rrisin rrezikun e sëmundjeve dhe infeksioneve,” njoftoi agjencia, duke theksuar se kjo vuajtje mund të shmangej me qasje të lirë në ndihma, përfshirë mbështetje mjekësore dhe strehim të duhur.

Ushtria izraelite vazhdon të mos lejojë futjen e shumë tendave dhe shtëpive të lëvizshme në Gaza, pavarësisht motit të ashpër dhe infrastrukturës së shkatërruar, duke lënë qindra mijëra njerëz pa mbrojtje të mjaftueshme. /mesazhi

Related posts

Pavarësisht sulmit nga Irani, Izraeli i rikthehet sërish luftës në Palestinë! Ushtria thërret rezervistët për operacionet tjera në Gaza

admin

I akuzuar për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit, lëshohet fletarrest për ish-kandidatin për president në Venezuelë

admin

Kurti: Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë

Irfan Jahiu