RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Kufizimet e talebanëve ndaj grave sjellin “periudhën e re të krizës”

okb:-kufizimet-e-talebaneve-ndaj-grave-sjellin-“periudhen-e-re-te-krizes”

Misioni diplomatik i Kombeve të Bashkuara në Afganistan thotë se vendi i shkatërruar nga lufta po hyn në një periudhë të re krize.

Paralajmërimi vjen disa javë pasi qeveria ‘de facto’ e talebanëve i ndaloi gratë afgane nga arsimi universitar dhe të punojnë me agjencitë e ndihmës, duke përmendur problemet me hixhabin.

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) tha se ndalimet do të dëmtonin të gjithë afganët.

Disa agjenci ndihme, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë pezulluar tashmë programet e tyre të ndihmës në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit të talebanëve.

I dërguari i lartë i OKB-së Markus Potzel u takua kohët e fundit me ministrin e arsimit të lartë të talebanëve, Mohammad Nadeem, duke bërë thirrje që ”ndalimet të hiqen urgjentisht”.

Nadeem, i cili konsiderohet një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit suprem të talebanëve, është një klerik i linjës së ashpër që mbron publikisht ndalimin e arsimimit të vajzave. /atsh

Related posts

Tetë zyrtarë nuk e deklaruan pasurinë, pesë të tjerë e bënë pas afatit

rezart morina

Zelenskyy: Rusia po planifikon një sulm terrorist në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

rezart morina

Putini rrit numrin e ushtarëve në forcat ruse me 170 mijë

admin6