Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar valën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, tha sot organi i OKB-së për refugjatët.
”Më shumë se 7,9 milionë njerëz janë larguar nga vendi dhe 5,9 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda vendit”, tha përfaqësuesja e UNHCR-së në Gjermani, Katharina Lumpp.
Shifra totale prej gati 14 milionësh përfaqëson më shumë se një të tretën e popullsisë së përgjithshme të vendit prej rreth 41 milionë banorësh.
Lump tha se kontributi i Gjermanisë prej më shumë se 500 milionë dollarë për mbështetjen e refugjatëve ishte i dyti, pas SHBA.
“Me këto para’ ne jemi në gjendje t’i ndihmojmë refugjatët me siguri dhe mbrojtje dhe t’i mbështesim ata në shumë mënyra”, tha ajo.