RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Rrjetet e ndihmës në Sudan rrezikojnë të shemben

okb:-rrjetet-e-ndihmes-ne-sudan-rrezikojne-te-shemben

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se rrjetet e ndihmës humanitare në Sudan rrezikojnë të shemben për shkak të mungesës së fondeve.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se, pa donacione të menjëhershme, rezervat e strehimit dhe të materialeve të ndihmës mund të shterojnë deri në fund të këtij muaji.

Paralajmërimi vjen ndërsa civilët në Sudan vazhdojnë të jenë më të prekurit nga sulmet dhe luftimet.

Agjencitë e OKB-së u kanë bërë thirrje donatorëve që të sigurojnë urgjentisht fonde për të parandaluar ndërprerjen e ndihmës për miliona njerëz të prekur nga konflikti. /mesazhi

Related posts

Macron: Vrasja e adoleshentit nga policia, e pafalshme

Muhamet Ramadani

Kryparlamentari turk viziton Xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup

admin

BeH, fillon “Marshi i Paqes” për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

admin