RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Spitali “Nasser” në Gaza është bërë një vend vdekjeje, jo shërimi

okb:-spitali-“nasser”-ne-gaza-eshte-bere-nje-vend-vdekjeje,-jo-sherimi

Zyrtari i lartë i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) për territoret e pushtuara palestineze, Jonathan Whittall lidhur me spitalin “Nasser” në jug të Gazës tha se “Ky vend këtu është bërë një vend vdekjeje, jo shërimi”, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga platforma e medias sociale X të OCHA-s, Whittall bëri një vlerësim lidhur me spitalin “Nasser” të cili Izraeli fillimisht e rrethoi dhe më pas e bastisi.

Ai theksoi se në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze dhe OCHA-n mori pjesë në misionin për transferimin e 32 pacientëve në gjendje kritike nga spitali “Nasser” më 18-19 shkurt. Whittall shpjegoi kushtet e tmerrshme në spital.

“Pacientët këtu ishin në gjendje të mjerueshme. Ky vend këtu është bërë një vend vdekjeje, jo shërimi”, deklaroi ​​​​​​​Whittall.

Sipas tij, pacientët që duhet të transferohen urgjentisht janë në gjendje të mjerueshme. Whittall tha se në spital shkuan me 4 ambulanca por se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Më tej thuhet se ka arritur në 8 numri i të vdekurve në Departamentin e kujdesit intensiv të spitalit “Nasser”, të cilin Izraeli e ktheu në një kazermë ushtarake pasi i ndërpreu energjinë elektrike dhe i pengoi funksionimin e pajisjes së oksigjenit.

Related posts

Erdoğan: Korridori i Zangezurit forcon lidhjet Turqi-Azerbajxhan

rezart morina

Bastisen zyrat e Al Jazera, qeveria izraelite urdhëron mbylljen e stacionit televiziv

admin

Kurti takohet me Lajçak, bisedohet për dialogun me njohje reciproke në qendër

admin