RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB thotë se Gaza është bërë thjesht e pabanueshme

okb-thote-se-gaza-eshte-bere-thjesht-e-pabanueshme

OKB-ja ka paralajmëruar se Gaza është bërë “e pabanueshme” pas tre muaj luftimesh ku më shumë se 22,600 palestinezë janë vrarë dhe pothuajse 58,000 janë plagosur.

Civilët vazhdojnë të bartin peshën kryesore të konfliktit, me paralajmërimin e OKB-së për një krizë humanitare në thellim, ndërsa uria po shtohet dhe sëmundjet përhapen.

Me një pjesë të madhe të territorit tashmë të kthyer në rrënoja, shefi humanitar i OKB-së Martin Griffiths tha të premten se Gaza është bërë thjesht e pabanueshme.

Agjencia e OKB-së për fëmijë paralajmëroi se përleshjet, kequshqyerja dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore kishin krijuar “një cikël vdekjeprurës që kërcënon mbi 1.1 milion fëmijë” në Gaza.

Related posts

Zelensky: Pa ndihmën amerikane, do ta humbasim luftën

admin

Kremlini: Nuk ka arsye që Perëndimi të shqetësohet për anijet luftarake ruse në Kubë

admin

Kurti shpreson se Franca do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE, pa parakushte shtesë

admin