RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Operacion i gjerë në burgun e Dubravës, të pranishëm edhe Njësiti special K9

operacion-i-gjere-ne-burgun-e-dubraves,-te-pranishem-edhe-njesiti-special-k9

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se gjatë operacionit janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme, përfshirë dhomat e të burgosurve, si dhe hapësirat e jashtme, salla e sportit dhe ambientet e tjera përcjellëse.

“Në aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, si dhe njësiti special K9. Pas përfundimit të bastisjes nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kontrollit janë larguar sende të tepërta nga dhomat e të burgosurve dhe hapësirat e përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të burgosurit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë këtij aksioni, i cili ka për synim ruajtjen e sigurisë dhe krijimin e një ambienti korrektues të qetë dhe të sigurt.

Related posts

BE-ja mirëpret pauzën 5-ditore të Trumpit mbi sulmet ndaj energjisë së Iranit

Kushtrim Guraj

SHBA-ja dhe Izraeli përdorën mbi 3.000 municione në 36 orët e para të ofensivës ndaj Iranit

admin

Turqia shpreson të arrijë sa më parë rezultate për shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit

admin