RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Opozita e quan mesazh të keq mos takimin e Kurtit dhe Osmanit me sekretarin Blinken në Mynih

opozita-e-quan-mesazh-te-keq-mos-takimin-e-kurtit-dhe-osmanit-me-sekretarin-blinken-ne-mynih

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur për takimet që kishte kryeministri Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Tahiri ka thënë se injorimi që është bërë nga sekretari Antony Blinken, është mesazh i qartë për presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin.

Sipas tij është mesazh i keq që Antony Blinken ta takojë para takimit të 27 shkurtit presidentin Aleksandar Vuçiq e jo kryeministrin Albin Kurti.

“Është shqetësuese që drejtues të shtetit janë duke u injoruar nga departamenti i shtetit nga sekretari Blinken. Është hera e parë që drejtues të shtetit nuk arrijnë me u taku me drejtues të niveleve të larta të departamentit të shtetit. Ne nuk e dimë se si ka rrjedhë procesi për dy vite. Po flasim për një marrëveshje tranzitore që do ta caktojë një status-quo të re dhe krejt kjo ka ardhur në kuadër të kryeministrit Albin Kurti”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për ta është shqetësues pozicioni aktual që Kosova e ka në këtë proces e karshi aleatëve.

Ndryshe nga Tahiri shprehet shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të quhet i dështuar pasi që ky proces është ende duke vazhduar.

“Përderisa ka dialog, ka proces, këtë nuk mund ta quajmë dështim. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdojë dialogu dhe më e rëndësishmja është që në fund marrëveshja të jetë më njohje të ndërsjellët”, tha ajo.

Kusari-Lila po ashtu tha se raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë ashtu siç duhet që të jenë.

“Trajtimi i raporteve më mes Kosovës dhe ShBA-së, këto raporte janë raporte siç duhet që të jenë. Janë të ndarë ligjvënësit dhe ekzekutivi. Kosova ka pasur nder vite kontakte më kongresmen dhe senatorë”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se partia e tij ka kërkuar debat parlamentar për dy vjet qeverisje.

“Në rezolutën do të kërkojmë që me rishikim vlera e koeficientit të kthehet në atë që kem kërkuar në 129 euro”, tha ai.

Related posts

Shpërthen sërish vullkani në Islandë

admin

Sektori privat i pakënaqur me pakon e Qeverisë – Azemi: S’do të hyjnë në grevë, s’gjuajmë benzinë në zjarr

admin

Dodik vazhdon me avazin e vjetër, nderon Putinin me “medaljen e nderit”

admin