RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqiptarët me dy lista në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi

shqiptaret-me-dy-lista-ne-zgjedhjet-parlamentare-te-malit-te-zi

Aleanca Shqiptare dhe Forumi Shqiptar janë dy blloqe të cilat i kanë paraqitur listat për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Malit të Zi që pritet të mbahen më 11 qershor.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 qershorit në Mal të Zi sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të garojnë 15 lista.

Nga 81 vende deputetësh aq sa numëron Kuvendi i Malit të Zi, fatin e tyre në zgjedhje do ta provojnë edhe dy lista me nga 60, gjegjësisht 67 emra shqiptarësh.

Pra, bëhet fjalë për koalicionin Aleanca Shqiptare e përbërë nga partia Forca, Lidhja Demokratike dhe Lista për Tuz, ndërsa në bllokun tjetër garojnë Forumi Shqiptar me moton “BESA për zhvillim evropian”.

Në mesin e listave për deputetë ka edhe koalicione të etniteteve tjera, si boshnjakët, kroatët, dhe lista tjera të pavarura.

Afati për dorëzimin e listave ka skaduar më 16 maj në mesnatë dhe janë dorëzuar gjithsej 17 lista. Në ndërkohë, KSHZ-ja hodhi poshtë dy lista, grupin e qytetarëve “La casa de papel” dhe Aksionin qytetar malazez.

Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për 11 qershor e ka marrë ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, më 17 mars, dy ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe një ditë më parë ka nxjerrë edhe Dekretin për shpërbërjen e Parlamenti i Malit të Zi.

Mali i Zi pati dy raunde zgjedhjesh presidenciale në mars dhe në fillim të prillit të këtij viti, kur Jakov Millatoviq u zgjodh president i ri i Malit të Zi.

Related posts

I nxehti në Europë dhe SHBA. Zjarret rrezikojnë jetë njerëzisht

admin

Shefi i EULEX: Policia e Kosovës na kërkoi ta monitorojmë situatën në veri

admin

SHBA-ja planifikon 45 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

admin