RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani dhe ministrja e Katarit flasin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit

osmani-dhe-ministrja-e-katarit-flasin-per-mundesite-e-rritjes-se-bashkepunimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Në këtë takim, siç thuhet në komunikatën e Presidencës, Osmani ka falënderuar Katarin për mbështetjen e Kosovës.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës”, thuhet në komunikatë.

Më tej, Presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.

“Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të familjes, duke përfshirë programet e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve dhe grave. Të dy bashkëbisedueset shtruan nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe eksplorimit të nismave të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të dy shtetet”, thuhet nga Presidenca.

Related posts

Një muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai del me një reagim publik

admin6

Tentuan të kalonin ilegalisht kufiri, kapen dy serbë në Leposaviq

rezart morina

Zbritet çmimi i naftës në Kosovë

admin