Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qendruar për vizitë zyrtare në Potsdam të Gjermanisë.
Atje u takua me një mori figurash politike, në kuadër të konferencës Kolokiumi M100 Sanssouci.
Osmani u takua edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të vilin biseduan për shtytjen finale të procesit të liberalizimit të vizave.
“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi” shkroi Osmani në Facebook.
Presidentja shtoi se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën do vazhdojnë ta përforcojnë.