Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në takimin e presidentëve të rajonit në kuadër të procesit Brdo-Brijon në Slloveni.
Presidenca ka njoftuar për pjesëmarrjen e Osmanit në takimin e 11-të të procesit Brdo-Brijon.
“Temat të cilat do të diskutohen në këtë takim përfshijnë perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog. Presidentja Osmani do t’i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces, përfshirë thirrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Samiti do të mbahet më 12 shtator.