Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mund ta bindë Serbinë, që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kjo është thënë nga Osmani, gjatë një interviste për TRT World, ku kërkoi nga homologu turk që ta vizitojë Kosovën.
“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Përpos kësaj, presidentja Osmani tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori të marrëveshjeve të arritura.
“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.
“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.