RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani fton në takim partitë politike: Pritet të caktohet data e zgjedhjeve në komunat veriore

osmani-fton-ne-takim-partite-politike:-pritet-te-caktohet-data-e-zgjedhjeve-ne-komunat-veriore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur për në takim të hënën partitë politike.
Ftesa e saj ka të bëj me caktimin e datëssë zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, shkruan lajmi.net.

“Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore”, njofton tutje presidenca në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani fton subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të veriut të vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh afatet ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, sot u ka dërguar ftesa subjekteve politike për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Takimi konsultativ me subjektet politike do të mbahet më 14 nëntor.

Një ftesë e tillë është dërguar pasi që kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre.

Këto dorëheqje janë dorëzuar në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.

Related posts

Fëmija nga Gaza: Fëmijët në botë e presin Ramazanin me zbukurime ndërsa ne me zjarrin e bombave

admin

Zelensky nënshkruan ligjin: Të dënuarit me burg lejohen të shërbejnë në ushtri

admin

Borrell: ‘Nuk do të ndalemi’ derisa Irani të lirojë zyrtarin e arrestuar të BE-së

rezart morina