RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani kujton Masakrën e Korishës: Qëllimi i Serbisë ishte shfarosja

osmani-kujton-masakren-e-korishes:-qellimi-i-serbise-ishte-shfarosja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Korishës.

Osmani ka shkruar se 25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

Sipas presidentes, barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja.

“Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë. Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar tutje Osmani./

Related posts

“Ndërtimi i vendbanimeve kolone izraelite u rrit nën qeverinë Bennet”

admin

Rreth 760 mijë qytetarë shfrytëzuan të drejtën e votës deri në orën 17:00

Muhamet Ramadani

Kurti uron Kurban Bajramin: Të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët

Muhamet Ramadani