RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani lë fajtore Serbinë për ngecje në dialog

osmani-le-fajtore-serbine-per-ngecje-ne-dialog

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka lënë fajtore Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ku Bashkimi Evropian ka bërë fajtore Kosovën dhe Serbinë për moszbatim të marrëveshjes, Osmani në një deklarim pas takimit me kryetarin e Lipjanit,Imri Ahmeti, ka thënë se ku sheh veprimet e të dyja palëve e kupton që Serbia është ajo që nuk ka respektuar marrëveshjet.

“Mjafton të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në teren për të ardhur një përfundim komplet objektiv, që në këtë rast nuk besoj që është vetëm i imi, por i secilit njeri që e lexon atë marrëveshje dhe atë aneks me objektivitet, dhe i vlerëson veprimet e palëve me objektivitet. Serbia ka shkelur me 10 herë këtë marrëveshje, e cila qartë i kërkon që mos ta shkelë integritetin territorial të Kosovës, ta njeh subjektivitet ndërkombëtar, mos të votojë kundër Kosovës në organizata ndërkombëtare e shumë parime tjera, përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve paraprake të cilat edhe sipas BE-së, Serbia nuk i ka zbatuar më shumë se gjysmën prej tyre”, ka thënë Osmani, përcjell teve1.info

Presidentja ka thënë se edhe ajo ka qenë kund planit sekuencimit të propozuar nga ndërmjetësit e BE-së.

Related posts

Ekspertë të OKB-së mirëpresin nisjen e gjyqit për gjenocid kundër Izraelit

admin6

Analiza e VOA: Beteja zgjedhore në Stamboll, përcaktuese për të ardhmen e Turqisë

admin

“Defender Europe 23”, pajisjet e FSK-së ekspozohen nesër për qytetarë

rezart morina