RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

osmani-pret-ne-takim-kryetarin-e-tika-s,-e-vleresoi-turqine-si-partnere-strategjike-te-kosoves

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim , Abdullah Eren, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme zhvillimore.

Osmani shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e TİKA-s në zhvillimin e Kosovës për më shumë se dy dekada, duke theksuar se projektet e kësaj agjencie kanë ndikuar në mënyrë të ndjeshme në përmirësimin e infrastrukturës kulturore, arsimit dhe shëndetësisë në vend.

Në këtë kontekst, Osmani e vlerësoi Turqinë si mike dhe partnere strategjike të Kosovës, një shtet që ka qëndruar pranë popullit tonë në çdo fazë, nga periudha pas luftës e deri më sot.

Ajo theksoi se miqësia ndërmjet dy popujve është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi respekt, ndihmë reciproke dhe vlera të përbashkëta.

“Presidentja Osmani e përgëzoi z. Abdullah Eren për emërimin e tij në krye të TİKA-s, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe shprehur dëshirën për një vazhdim të frytshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Gjatë takimit, Presidentja Osmani falënderoi TİKA-n për ndihmën humanitare dhe infrastrukturore të dhënë menjëherë pas luftës, kur Kosova po rindërtohej nga shkatërrimi, si dhe për restaurimin e objekteve me vlerë historike, që kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë shumëkulturore të vendit. Në përmbyllje, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që lidhen me fëmijët me nevoja të veçanta, ata pa përkujdes prindëror, grupet e margjinalizuara dhe ata që kanë nevojë për përkrahje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Related posts

Djali i ish-Shahut, Reza Pahlavi fton Donald Trump: Le të bëjmë Iranin sërish të madh sërish, jam gati të kthehem

admin

Zvicra do të organizojë konferencë ndërkombëtare për paqe në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Greqia vazhdon luftën me zjarret pyjore

Muhamet Ramadani