RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

vazhdon-gjykimi-ndaj-ish-krereve-te-uck-se

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Trupi gjykues do të dalë përpara ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte në Kosovë.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Rexhepi akuzohen,për veprat: përndjekje, burgim, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara të tyre janë kryer nga muaji mars i vitit 1998 deri në shtator të vitit 1999 në disa zona në Kosovë dhe në disa në veri të Shqipërisë.

Prokuroria pretendon se shumica e viktimave të të akuzuarve – rreth 100 syresh – janë shqiptarë, porse ka edhe serbë dhe romë të Kosovës.

Gjyqi ndaj Thaçit dhe tre të të akuzuarve të tjerë është rasti i profilit më të lartë në Gjykatën Speciale, që lidhet me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.

Deri më tani, kjo gjykatë ka dënuar me 26 vjet burgim ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, ndërsa me nga katër vjet e tre muaj i ka dënuar dy anëtarët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë gjykuar për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në raste të tjera./

Related posts

Analiza e VOA: Atentatet ndaj Donald Trump nuk ndryshojnë pikëpamjet mbi armëmbajtjet në SHBA

admin

Protestë dhe pulla me thirrje “Armëpushim në Gaza” në ceremoninë për Oscar

Muhamet Ramadani

Qeveria në detyrë vazhdon të shtojë zëvendësministra

Muhamet Ramadani