RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sekuestrohet drogë 4 milion paund në Angli, dyshohet se i përkiste një grupi shqiptar

sekuestrohet-droge-4-milion-paund-ne-angli,-dyshohet-se-i-perkiste-nje-grupi-shqiptar

Një sasi e madhe drogë është sekuestruar nga policia angleze. Mediat vendase shkruajnë se dyshohet se droga i përkiste një bandë shqiptare të trafikut.

Në një deklaratë për mediat komandanti i qarkut, Steve Dodds, ka thënë se zbulimi i sasisë së madhe të drogës u bë në veriperëndim të qytetit. Policia tha ai është e rezervuar për momentin të japë detaje të mëtejshme në lidhje me sekuestrimin e lëndës narkotike të dyshuar kanabis.

Po ashtu nuk dihet numri i personave të arrestuar gjatë këtij operacioni. Sipas policisë, goditja e këtij grupi që dyshohet se përbëhet nga shqiptarët është një “shembull i shkëlqyer” për të goditur tregtinë e drogës në qytet, veçanërisht në “nivel shpërndarësish”.

Sipas Dodds, më shumë se 2,700 aksione kundër trafikut dhe shitjes së drogës janë kryer nga policia e qytetit Leeds gjatë vitit të kaluar, ndërsa në të paktën 58 raste operacionet kishin qenë të suksesshëm. /abcnews

Related posts

Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së! Ja kur pritet të hapen bisedimet për anëtarësim për dy shtetet

admin

Kosova nis procesin për regjistrin e popullsisë, Kurti: Të dhënat nga pyetësorët, vendimtare për cilësinë e qeverisjes

admin

Osmani priti në takim zyrtarin e lartë të NATO-s

admin