Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj turk, Recep Tayip Erdogan.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka falënderuar Erdoganin për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës.
“Faleminderit, President Erdoğan! Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!. Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë!”, thuhet në postimin e saj.