Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Mark Rutten, për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretar Gjeneral i NATO-s.
E para e vendit u shpreh e bindur se nën udhëheqjen e Ruttes, partneriteti dhe bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-s do të forcohet edhe më shumë.
“Mezi pres të punojmë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjate në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s”, shkroi Osmani në platformën “X”.
Tutje, ajo e falënderoi sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenbergun, për shërbimin dhe udhëheqjen e tij në krye të NATO-s.