RTV AHIRETI
Lajme

Raport: Shkalla e vrasjeve ndaj grave dhe fëmijëve në Evropë është alarmante

raport:-shkalla-e-vrasjeve-ndaj-grave-dhe-femijeve-ne-evrope-eshte-alarmante

Grupi i Ekspertëve të Këshillit të Evropës për Veprim Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (GREVIO) deklaroi se vendet palë të Konventës së Stambollit nuk marrin masat e nevojshme mbrojtëse për fëmijët dhe viktimat e dhunës në familje, transmeton Anadolu Agency (AA).

GREVIO, e cila vëzhgon zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit), ka publikuar raportin e tij vjetor mbi kujdestarinë e fëmijëve, inspektimin dhe dhunën në familje, bazuar në vlerësimet e deritanishme.

Në raport, në të cilin janë ndjekur pikat e forta dhe të dobëta në zbatimin e neneve 26, 31 dhe 45 në lidhje me vendimet e marra mbi viktimat e dhunës në familje dhe kujdestarinë e fëmijëve, thuhet se edhe pse të gjitha shtetet palë të marrëveshjes kanë ndërmarrë hapa pozitivë, mospërputhjet në praktikë treguan se kishte një rrugë të gjatë për të përshkuar.

Raporti vuri në dukje se gratë që janë viktima të dhunës në familje që braktisin dhunuesit e tyre shpesh përballen me kërcënimin e lëndimit të fëmijëve të tyre.

Në raport thuhet se “shkalla e vrasjeve për viktimat femra dhe fëmijë të raportuara rregullisht në media në gjithë Evropën është alarmante”.

GREVIO po ashtu ka theksuar se në shumë vende evropiane, përfshirë Finlandën, Suedinë, Portugalinë, Holandën, Serbinë dhe Austrinë, mbështetja për fëmijët dëshmitarë dhe viktima të dhunës në familje është e kufizuar.

Related posts

Pamjet me dron zbulojnë përmasat e katastrofës së përmbytjeve në Libi

rezart morina

Hiqen kufizimet, Haxhi 2023 sikurse para pandemisë

admin

“Merhamet” dhe “Logos-A”, aktivitete humanitare në disa qytetet për të prekurit nga tërmetet

admin