RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pa marrëveshje me PDK-në, Kurti: Do të kemi propozime partiake për President

pa-marreveshje-me-pdk-ne,-kurti:-do-te-kemi-propozime-partiake-per-president

Kryeministri Albin Kurti tha se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza kishte “si kërkesë të prezantuar si ofertë” që presidenti të propozohet nga PDK-ja.

Ai tha në një konferencë për media se në takimin e sotëm “nuk u tha ndonjë emër i përveçëm”.

Kurti tha se nuk kanë arritur që ta kenë ndonjë emër konsensual.

Ai tha se LVV-ja do ta mbajë një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm ku do të diskutohet edhe çështja e Presidentit.

Ai paralajmëroi “propozime partiake”.

“Natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh. Por shpejt emrat e përveçëm, duket që shkoi edhe kjo e shtunë e fundit e ditës së fundit të muajit shkurt pa emra konkretë”, tha ai.

Kurti uroi “garë sa më demokratike” edhe për Presidentin.

“Uroj për një garë sa më demokratike, të hapur, dhe natyrisht, sa më parë ta kalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Related posts

Shkupi sërish lart në listën e qyteteve më të ndotura të ajrit në botë

admin

Presidenti i Sirisë mirëpret vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për heqjen e sanksioneve ndaj tij

Muhamet Ramadani

Mehaj takon shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar

Muhamet Ramadani