RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Paetongtarn Shinawatra zgjidhet kryeministre e Tajlandës

paetongtarn-shinawatra-zgjidhet-kryeministre-e-tajlandes

Paetongtarn Shinawatra e Partisë Pheu Thai u zgjodh kryeministrja e 31-të e Tajlandës sot, transmeton Anadolu.

E lindur në vitin 1986, Paetongtarn siguroi më shumë se 247 votat e nevojshme në dhomën e ulët të Parlamentit, e cila përbëhet nga 497 ligjvënës në vendin e Azisë Juglindore.

Në moshën 37-vjeçare, Paetongtarn, vajza e ish-kryeministrit tajlandez, Thaksin Shinawatra, tani është udhëheqësja më e re e ekonomisë së dytë më të madhe të Azisë Juglindore.

Zgjedhja e saj në postin e lartë pason shkarkimin e Srettha Thavisinit nga Gjykata Kushtetuese e Tajlandës të mërkurën për shkelje të etikës.

Paetongtarn është anëtarja e tretë e familjes me ndikim Shinawatra që shërben si kryeministre e Tajlandës. Halla e saj, Yingluck Shinawatra, gjithashtu e ka mbajtur postin, por mbetet në ekzil.

Related posts

Erdoğan: Duhet të vazhdojnë masat drejt normalizimit të lidhjeve Turqi-Armeni

admin

U çlirua nga Assad-i, Siria tani s’gjen rehat nga Izraeli

admin

“Freskia” dhuron gjak

admin