Kritika populiste ndaj një segmenti drejtësie që i meriton dhe ai që i thotë
Ka nisur të marrë zgjidhje një krizë e ditëve të fundit, ajo mes Qeverisë dhe Gjyqësorit, për çështjen e bllokimit të pagave për këta të fundit.
Gjykata Administrative zhbllokoi pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit, gjë që nxiti një reagim të llojit populist nga rama.
Rama e cilëson vendimin si një veprim të pazakontë, duke kritikuar shpejtësinë me të cilën, sipas tij, gjykata ka ndërhyrë për të mundësuar zbatimin e rritjes së pagave pa miratimin e Kuvendit.
“Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative”, shkruan Rama, duke patur të drejtë deri diku, gjykuar ngushtë. Por gjykuar në kontekst, Rama, qeveria, pushteti i tij janë po meritorë për kësi kritikash.
Të mos harrojmë faktin se dhe deputetët i kanë vënë vetes goxha rroga të majme, pa patur pikën e empatisë ndaj atyre kategorive që luftojnë për mbijetesë. /tesheshi

