RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, 20 të vdekur në një aksident trafiku

pakistan,-20-te-vdekur-ne-nje-aksident-trafiku

Përplasja rezultoi me një zjarr të madh që përfshiu të dy automjetet, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave në vendngjarje, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të rënda

Së paku 20 persona kanë humbur jetën në një përplasje mes një autobusi pasagjerësh dhe një cisterne nafte që ndodhi mëngjesin e së martës në verilindje të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përplasja ndodhi në autostradën pranë qytetit verilindor Multan, kur një autobus që udhëtonte nga Lahore në Karaçi goditi pjesën e pasme të cisternës, njoftoi Tahir Wattoo, zëvendëskomisioneri i qytetit Multan.

Përplasja rezultoi me një zjarr të madh që përfshiu të dy automjetet, duke shkaktuar vdekjen e 20 personave në vendngjarje, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të rënda.

Pamjet e publikuara nga administrata e qarkut tregojnë automjete tërësisht të karbonizuara në mes të rrugës.

Mediat lokale raportojnë se aksidenti ka ndodhur pasi shoferin e autobusit e zuri gjumin.

Aksidentet fatale janë të zakonshme në këtë vend të Azisë Jugore, kryesisht për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe infrastrukturës. /aa

Related posts

Ben Gvir dhe kolonët hyjnë në Xhaminë Al-Aksa nën masa të rrepta sigurie

RTI

4 këshilltarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në një sulm izraelit në Damask

Muhamet Ramadani

Irlanda do të ulë përkohësisht taksat e karburantit mes krizës energjetike në Lindjen e Mesme

Hevzi