RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtarët turq shpëtuan 107 migrantë të parregullt të dëbuar ilegalisht nga Greqia

ushtaret-turq-shpetuan-107-migrante-te-parregullt-te-debuar-ilegalisht-nga-greqia

108 migrantë të parregullt, përfshirë kufomën e një burri, janë gjetur nga ekipet e patrullimit në kufirin e Edirnes më 12 gusht

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se ushtarët turq shpëtuan 107 migrantë të parregullt, që Greqia synoi t’i dëbojë ilegalisht në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Ministria, thuhet se 108 migrantë të parregullt, përfshirë kufomën e një burri, u gjetën nga ekipet e patrullimit në kufirin e Edirnes më 12 gusht. Në intervistën me emigrantët e parregullt të arrestuar, u tha se i ndjeri ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit të ushtarëve grekë, duke e goditur kokën në tokë.

Në deklaratë theksohet se emigrantët e parregullt janë dërguar në spital për kontrolle shëndetësore, ndërsa kufoma me urdhër të prokurorisë i është dorëzuar për autopsi Institutit të Mjekësisë Ligjore në Edirne.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka publikuar gjithashtu videon e emigrantëve të parregullt që jetojnë në Greqi. Personat në video thonë se kanë mbetur pa ushqim dhe ujë për katër ditë, u janë konfiskuar paratë, telefonat dhe gjithçka që kanë me vete dhe janë keqtrajtuar kur janë detyruar të largohen nga vendi në fjalë.

Duke u shprehur se mbahen në burg që nga dita kur janë kapur, emigrantët deklaruan se qindra njerëz vazhdojnë të luftojnë për jetën nën kontrollin e trupave greke. /aa

Related posts

Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes shoferi i kamionit

admin

Papa Françesku thotë se disa interesa perandorake qëndrojnë pas luftës në Ukrainë

admin

Papa Françesku dënon vrasjet e civilëve në kishën e Gazës

rezart morina