RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, Anwarul Haq Kakar emërohet kryeministër i qeverisë së përkohshme

pakistan,-anwarul-haq-kakar-emerohet-kryeminister-i-qeverise-se-perkohshme

Senatori Anwarul Haq Kakar nga Partia Popullore e Baloçistanit në Pakistan është emëruar si kryeministër i qeverisë së përkohshme që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, janë arritur rezultate nga bisedimet me kryeministrit Shehbaz Sharif dhe liderit të opozitës Raja Riaz.

Senatori Anwarul Haq Kakar nga Partia Popullore e Baloçistanit u emërua si kryeministër i qeverisë së përkohshme që do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e përgjithshme.

Sharif dhe Riaz ia dërguan vendimin presidentit Arif Alvi për ta nënshkruar.

– Nesër pritet të betohet

Presidentit Alvi nënshkroi vendimin për emërimin e Kakar si kryeministër të qeverisë së përkohshme. Kakar pritet që nesër të betohet dhe të fillojë zyrtarisht detyrën e tij.

Zhvillimi në fjalë, u përjetua pas rekomandimit të presidentit Alvi për të caktuar deri më 12 gusht kryeministrin e qeverisë së përkohshme.

Kakar u bë senator në vitin 2018 si anëtar i Partisë Popullore të Baloçistanit. Anwarul Haq Kakar, kryeministri i qeverisë së përkohshme është anëtar i fisit Kakar me origjinë pashtune.

Presidenti i Pakistanit, Alvi më 9 gusht miratoi kërkesën e kryeministrit Sharif për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për t’u mbajtur këtë vit dhe në këtë mënyrë parlamenti u shpërnda.

– Zgjedhjet e fundit të përgjithshme u mbajtën më 25 korrik 2018

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Pakistan u mbajtën më 25 korrik 2018 ndërsa në krye erdhi qeveria e Imran Khan.

Qeveria e Khan-it ra me 174 vota “kundër” në një votëbesim të zhvilluar më 10 prill në Parlamentin e Pakistanit.

Shehbaz Sharif, vëllai i Navaz Sharif-it i cili ka ushtruar detyrën e kryeministrit për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër në zgjedhjet e mbajtura në Parlament më 11 prill duke marrë mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota.

Related posts

Çavuşoğlu: Turqia dhe Algjeria përpiqen fort për t’i avancuar marrëdhëniet në çdo fushë

admin

Një pjesë e Prishtinës, dekorohet për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit

admin

BE-ja ndihmon Palestinën me 199 milionë euro

rezart morina