Të paktën 52 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm që ndodhi në provincën pakistaneze të Balochistanit, raporton Anadolu.
Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie në rrethin Mastungu në një kohë kur njerëzit po mblidheshin për një program me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed.
Duke iu referuar deklaratave të mjekëve, gazeta “Dawn” raporton se nga shpërthimi kanë humbur jetën të paktën 52 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë të plagosur janë dërguar në spitalet e rajonit jugperëndimor të Pakistanit.