RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina përshëndet votën e OKB-së në favor të çështjes palestineze

palestina-pershendet-voten-e-okb-se-ne-favor-te-ceshtjes-palestineze

Palestina përshëndeti votën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) në favor të katër rezolutave në mbështetje të çështjes palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministri i Jashtëm Riyad al-Maliki tha se vota e OKB-së pasqyron mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për të drejtat palestineze.

“Vota në favor të katër rezolutave është dëshmi për konsensusin global në lidhje me çështjen palestineze dhe të drejtën e popullit tonë palestinez për të jetuar në liri dhe dinjitet, si dhe të drejtën e tij për vetëvendosje, pavarësi dhe kthimin e refugjatëve”, shtoi al-Maliki.

Të mërkurën, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë për të përkujtuar “Ditën e Nakba-s” më 15 maj 2023. Kjo është rezoluta e parë që miratohet nga Asambleja e Përgjithshme për të shënuar ditën e Palestinës.

Nakba, ose Katastrofa, është një term i përdorur nga palestinezët për t’iu referuar dëbimit të detyruar të afër 800.000 palestinezëve në vitin 1948 nga shtëpitë e tyre në Palestinën historike për t’i krijuar hapësirë krijimit të Izraelit.

Dita e Nakba-s shënohet nga populli palestinez më 15 maj të çdo viti.

Rezoluta e dytë kërkon zgjidhjen e çështjes palestineze në bazë të rezolutave përkatëse të OKB-së.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi gjithashtu dy projekt-rezoluta nën titullin “Komiteti për Ushtrimin e të Drejtave të patjetërsueshme të Popullit Palestinez” dhe “Programi i Veçantë i Informacionit për çështjen e Palestinës i Departamentit të Komunikimeve Globale të Sekretariatit”.

Related posts

Kriza ushqimore, OKB-ja bën thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

admin

Serbi, mbi 600 të arrestuar në operacionin kundër emigrantëve të parregullt

admin

Edhe SHBA zhuritet nga i nxehti, 51 gradë Celsius në Death Valley

rezart morina