RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina reagon ndaj bastisjeve të forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa

palestina-reagon-ndaj-bastisjeve-te-forcave-izraelite-ne-mesxhid-al-aksa

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës dënoi sulmin e forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria paralajmërohet për pasojat e bastisjes në Mesxhid al-Aksa.

Në deklaratë thuhet se Izraeli i kreu këto bastisje dhe sulme në kuadër të “përpjekjeve për të ndarë Xhaminë al-Aksa nga aspekti kohor dhe hapësinor, për të judaizuar Kudsin, për të marrë kontrollin e qytetit dhe për të dëbuar palestinezët nga këtu”.

“Pavarësisht të drejtave të popullit tonë, qeveria izraelite po përpiqet të kënaqë mbështetësit e saj radikalë dhe të zgjidhë krizën e tyre. Ajo po përpiqet ta bëjë këtë duke sjellë ndryshime rrënjësore në status quo-në ekzistuese në Mesxhid al-Aksa, Kuds dhe vendet e shenjta”, theksohet në deklaratë.

Duke theksuar se përgjegjësia për ngjarjet i takon tërësisht dhe drejtpërdrejt qeverisë izraelite, thuhet se do të vazhdojnë përpjekjet në të gjitha platformat ndërkombëtare për të siguruar mbrojtje ndërkombëtare për palestinezët që jetojnë në Kuds.

Çfarë kishte ndodhur?

Pas faljes së namazit të taravisë mbrëmë, një grup palestinezësh u strehuan në xhaminë Kibla brenda Xhamisë së Aksasë, pasi kolonët fanatikë hebrenj bënë thirrje për një bastisje në Xhaminë al-Aksa për shkak të festës hebraike Pesah (Pashkë).

Gjatë bastisjes në Aksa në kohën e syfyrit, forcat izraelite ndërhynë me dhunë kundër personave që u strehuan në mesxhidin Kibla dhe e kthyen Xhaminë e Shenjtë në fushë beteje. Bastisja e forcave izraelite vazhdoi edhe pas namazit të sabahut.

Gjatë bastisjeve, më shumë se 200 njerëz që u strehuan në xhaminë Kibla u arrestuan.

Pas bastisjes së policisë izraelite në Mesxhid al-Aksa, u hodhën raketa në drejtim të Izraelit nga Rripi i Gazës i bllokuar.

Në deklaratën e zëdhënësit të ushtrisë izraelite, thuhet se në drejtim të qytetit Sderot janë lëshuar pesë raketa, katër prej tyre janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe një raketë ka rënë në terren të hapur.

Avionët izraelitë kryen sulme ajrore në dy pika në Rripin perëndimor të Gazës në përgjigje të raketave.

Related posts

I sëmurë prej disa kohësh, ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Roberto Cavalli  

admin

Vala e zemërimit në Izrael, Benjamin Netanyahu: Hamasi është fajtor për vdekjen e pengjeve dhe do të paguajë

admin

Atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump, kreu i FBI-së përballet me pyetjet e ligjvënësve

admin