Vullnetaret palestineze kanë qenë të ngarkuara me punë të shtunën, pasi kanë bërë gati xhaminë Al-Aqsa për muajin e shenjtë të Ramazanit.
E shtuna ka qenë ditë e zakonshme në periudhën e ngritjes së tensioneve mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Shumë prej palestinezëve presin që të ketë dhunë me fillimin e Ramazanit.
Mijëra besimtarë myslimanë në Jerusalem kanë marrë pjesë në lutjet e mbajtura në xhaminë Al-Aqsa, e cila shërben edhe si vend i shenjtë për hebrenjtë.
“Çdo vit organizohemi dhe me shumë autobusë vijmë në Al-Aqsa për ta dekoruar dhe pastruar oborrin para se të nisë Ramazani. Sivjet erdhëm me 186 autobusë. Shumica janë gra, fëmijë, por edhe të moshuar që vijnë për këtë ditë të bekuar”.
Së paku 83 palestinezë, gjysma prej tyre pjesë e grupeve militante, janë vrarë gjatë bastisjeve të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor. Këto bastisje kanë filluar gjatë vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë janë vrarë 14 izraelitë, të gjithë ushtarë përveç njërit që ishte civil.
“Pushtuesit izraelit duhet të ndalin vrasjet dhe urrejtjen ndaj nesh dhe të ndalin kolonizuesit që vijnë në xhami dhe na pengojnë. Duam që ky muaj të jetë i shenjtë dhe të vijmë këtu të sigurt, të kryejmë ritualet e fesë tonë sepse është e natyrshme që një person të vijë në xhami”.
Shumica e palestinezëve të vrarë kanë lidhje me grupet militante. Mirëpo të rinjtë që gjuajnë me gurë dhe protestojnë kundër pushtimit, nuk janë të përfshirë në këto grupe militante, por edhe ata po vriten.
Seria e fundit e dhunës është një prej më të rëndave në vitet e fundit.
Ka nisur para një viti shkaku i sulmeve palestinezëve. Si reagim, Izraeli ka kryer bastisje, kryesisht gjatë natës.
Vetëm gjatë vitit 2022 u vranë 150 palestinezë, ndërkaq nga sulmet palestineze u vranë 30 izraelitë. /koha
Watch: Preparing Jerusalem’s al-Aqsa mosque for the holy month of Ramadan which is expected to start on March 22 or 23. #Ramadan2023 pic.twitter.com/IqrYRiPvDt
— Quds News Network (@QudsNen) March 19, 2023