RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinezët dënojnë sulmin e kolonëve izraelitë në varrezën e krishterë në Kuds

palestinezet-denojne-sulmin-e-koloneve-izraelite-ne-varrezen-e-krishtere-ne-kuds

Palestinezët dënuan një sulm të kolonëve izraelitë në një varrezë të krishterë në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Varre prej guri u shkatërruan dhe kryqet u rrëzuan në varrezën protestante në malin Sion, ku të krishterët besojnë se u zhvillua Darka e Fundit e Jezusit.

“Ky nuk është vetëm një akt frikacak, por edhe i neveritshëm dhe refuzohet nga çdo qenie njerëzore”, tha në një konferencë shtypi Kryepeshkopi Anglikan në Kuds, Hosam Naoum.

“Ky sulm tregon një gjuhë të qartë urrejtjeje kundër të krishterëve në qytetin e Kudsit, të cilën ne e refuzojmë plotësisht”, shtoi ai.

Sipas Kishës Episkopale Ungjillore në Kudsin Lindor, sulmi u krye nga dy të rinj më 1 janar.

Naoum u bëri thirrje autoriteteve izraelite që të sjellin para drejtësisë autorët e sulmit në varrezë.

“Shpresojmë që kjo çështje të mos përsëritet, sepse Kudsi është një qytet i vendeve të shenjta”, shtoi ai.

Policia izraelite tha se ka nisur një hetim për sulmin.

Kryetari i Gjykatës së Palestinës, Mahmoud al-Habash, tha se sulmi pasqyron “mentalitetin racist” të Izraelit.

“Ky sulm përfaqëson mentalitetin racist dhe barbar të shtetit izraelit, i cili nuk bën dallim mes të gjallëve dhe të vdekurve”, tha ai në një deklaratë.

Grupi palestinez Hamas, i cili qeveris në Rripin e Gazës, e konsideroi qeverinë izraelite përgjegjëse “për pasojat e sulmit të ekstremistëve izraelitë në varrezën e krishterë”.

“Ky sulm dhe përdhosje e varreve islame dhe të krishtera në Kuds zbulon identitetin e vërtetë të kolonëve agresivë sionistë kundër popullit [palestinez] dhe tokave dhe vendeve të tyre të shenjta”, thuhet në një deklaratë.

Related posts

Meta ndalon llogaritë e Ayatollah-ut të Iranit në Facebook dhe Instagram

admin

Tragjedi e dyfishtë në Mesdhe, dhjetëra emigrantë të vdekur dhe të zhdukur

admin

BE-ja vazhdon për 6 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

admin