Një pushtim tokësor izraelit i Libanit mund të ndezë skena “apokalipsi” dhe lufte, ka paralajmëruar kryediplomati i vendit, duke shpjeguar se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të përballen me trupa të stërvitura nga Britania.
Sipas Times, ambasadori i Libanit në Londër, Rami Mortada tha se ushtria e vendit nuk do të rrinte duarkryq nëse Izraeli do të fillonte një pushtim tokësor apo do të kryente një sulm të rëndë ajror.
Një natë më parë forcat e armatosura izraelite njoftuan se kishin kryer një seri të re bombardimesh ajrore në Libanin jugor, duke synuar kryesisht sistemet e raketave të Hezbollahut, të cilat sipas tyre ishin “gati për t’u përdorur menjëherë kundër territorit izraelit”. Forcat ajrore izraelite goditën rreth 100 raketa dhe gjithashtu sulmuan edhe infrastrukturë të tjera. /abcnews