RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parashkollorët norvegjezë nisin vitin me hiking

parashkolloret-norvegjeze-nisin-vitin-me-hiking

Në vendin e maleve dhe fjordeve, jeta në natyrë fillon herët. Për këtë arsye më shumë se 11 mijë parashkollorë kanë nisur ditën e tyre duke bërë hiking në shtigjet përreth çerdheve të tyre në Norvegji.

Të veshur me jelekun e kuq që është i zakonshëm për vogëlushët në këtë shtet, fëmijët nga 400 çerdhe ditore kanë dalë në botën e egër norvegjeze.

“Shpresojmë të frymëzojmë fëmijët që të dalin sa më shumë në natyrë”, thotë Kristin Oftedal, organizatë vullnetare që synon të promovojë aktivitetet në ambient. “Ne besojmë se fëmijët që rrinë jashtë janë fëmijë më të lumtur”.

Sipas të dhënave të fundit, 97 për qind e norvegjezëve kanë marrë pjesë në ndonjë aktivitet të jashtëm në vitin 2021. Krahasuar me 54 për qind të amerikanëve.

Kjo nuk është aspak befasuese. Koha e lirë në këtë shtet skandinav me 5.3 milionë banorë shpesh kalohet me udhëtimet nëpër vilat që janë nëpër male.

Mijëra norvegjezë kanë qasje në këto vila – disa prej tyre janë në male – të tjerat në bregdet. Norvegjezët i përdorin shumë për të ikur nga jeta e përditshme.

Përveç 440 mijë vila familjare, janë 550 të tjera që menaxhohen nga vullnetarët norvegjezë. /koha

Related posts

Aksident fatal mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture

admin

Ballkani nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

rezart morina

Francë, sezoni i pushimeve rrit përhapjen e Eris, versionit të ri të COVID-19

admin