RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Sulmet me raketa në Ukrainë rrisin shqetësimet e G20-ës mbi Rusinë

shba:-sulmet-me-raketa-ne-ukraine-rrisin-shqetesimet-e-g20-es-mbi-rusine

Sulmet me raketa ruse në Ukrainë, disa prej të cilave goditën ndërtesat e banimit në Kiev, do të rrisin shqetësimet midis vendeve të G20-ës mbi ndikimin e luftës në mbarë botën, tha Shtëpia e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e fundit raketore të Rusisë kundër Ukrainës, të cilat duket se kanë goditur ndërtesat e banimit në Kiev dhe qytetet tjera në të gjithë vendin”, këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Nga sulmet me raketa në Kiev, më 15 nëntor, të paktën një person ka vdekur. Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën dhe 20 të tjera pritet të godasin vendin.

Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Derisa liderët e G20-ës janë mblidhur në Bali të Indonezisë për të diskutuar pasojat globale të luftës, Sullivan tha se Rusia po përpiqet përsëri të shkatërrojë infrastrukturën kritike të Ukrainës.

“Këto sulme ruse do të shërbejnë vetëm për të thelluar shqetësimet midis G20-ës për ndikimin destabilizues të luftës së [Vladimir] Putinit”, tha ai.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës atë që i nevojitet për të mbrojtur veten, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha Sullivan.

“Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet,” tha ai.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit. /rel

Related posts

Macron përdori përgjigjen e ChatGPT për të argumentuar mendimin e tij

admin

OKB paralajmëroi se fëmijët po vdesin nga uria/ Anija ushtarake amerikane niset në Gaza për ndërtimin e portit, synon ndihma humanitare

admin

Një muaj paraburgim për ushtarin e FSK-së

admin