RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti Evropian debaton ndërlikimet ligjore dhe politike të gjenocidit të Izraelit në Gaza

parlamenti-evropian-debaton-nderlikimet-ligjore-dhe-politike-te-gjenocidit-te-izraelit-ne-gaza

Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) ka organizuar ngjarjen e titulluar “Gaza: Ndërlikimet ligjore dhe politike të gjenocidit”, nikoqire e të cilës është Grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, transmeton Anadolu.

Ngjarja u moderua nga Maha Abdallah, studiuese ligjore në organizatën e të drejtave të njeriut ‘Al-Haq’ me bazë në Ramallah dhe Yosra Frawers, këshilltarja ligjore në FIDH.

Folësit në këtë aktivitet përfshinin deputetin francez nga Grupi i të Gjelbërve, Mounir Satouri, ambasadori i Afrikës së Jugut në Hagë, Vusi Madonsela, avokatja e Afrikës së Jugut dhe eksperte e të drejtave të njeriut, Kayan Leung, zv.kryetari i organizatës FIDH, Alexis Deswaed, prokurori Johann Soufi, si dhe ish-deputetja e Parlamentit Federal të Belgjikës, aktualisht senatore, Simone Susskind.

Deputeti Satouri kritikoi faktin se ende ka deputetë në Parlamentin Evropian që atë çfarë po ndodh në Gaza e shohin në kornizën e të drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje dhe tha se kjo vjen nga njerëz që përfaqësojnë Evropën.

Duke iu referuar zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që do të mbahen në muajin qershor, Satouri tha se votuesit evropianë këtë herë do të bëjnë një zgjedhje ndryshe.

Ai theksoi nevojën për anulimin e Marrëveshjes së Asociimit midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Izraelit.

Solidariteti i Afrikës së Jugut me popullin palestinez

Ambasadori Madonsela në fjalën e tij tha se Afrika e Jugut shkeljet e pësuara nga palestinezët i mori si një “detyrim moral” në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) si rezultat i përvojës së aparteidit.

Madonsela tha se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e Izraelit pas aplikimit të tyre në GJND, përkundrazi “sulmet vazhduan të rriten dhe kjo tregon qëllimin për të kryer gjenocid”.

Ai kritikoi vendet arabe që nuk i bëjnë presion Perëndimit edhe pse i kanë mjetet në dispozicion.

Propozimi për njohjen e Palestinës si shtet

Susskind kujtoi se Parlamenti Federal i Belgjikës në vitin 2015 miratoi një rezolutë që kërkonte njohjen e Palestinës si shtet dhe deklaroi se Belgjika duhet t’i qëndrojë kësaj rezolute.

Susskind u bëri thirrje të gjitha vendeve evropiane që të njohin një shtet palestinez si hap i parë.

Thirrje për presion ndaj qeverive evropiane

Deswaef njoftoi se ata janë duke punuar me 188 organizata nga 116 vende.

“Ne punojmë në kushte të vështira. Ne po përpiqemi të mbledhim informacione për krimet”, tha ai.

Ai tha se ajo që po ndodh në Gaza është “qartësisht gjenocid” dhe theksoi se më shumë civilë, gra dhe fëmijë janë vrarë se në çdo gjenocid tjetër të njohur.

Deswaef i bëri thirrje Parlamentit Evropian që të ndërmarrë veprime duke dënuar Izraelin dhe duke u bërë presion qeverive të tyre që të ndalojnë shitjen e armëve dhe municioneve në Izrael

– Rëndësia e solidaritetit ndërkombëtar

Po ashtu edhe avokatja Leung tha se si një mbrojtës i të drejtave të njeriut në Afrikën e Jugut, ajo dëshiron të theksojë se solidariteti ndërkombëtar është shumë efektiv në situata të tilla.

Prokurori Soufi, nga ana e tij, tha se Izraeli ka përgjegjësinë sipas Konventës së vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit për të njohur veprimet e Izraelit në Gaza si gjenocid.

Soufi theksoi se e drejta ndërkombëtare e ka frustruar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale, sepse shtetet janë vendimmarrësit përfundimtar.

Sipas tij, ky nuk duhet të jetë justifikim për mos veprim. Ai shtoi se populli dhe përfaqësuesit e tij duhet të mobilizohen me bojkot dhe demonstrata.

Në fund të panelit, i cili pati një pjesëmarrje të gjerë, u brohoritën slogane në mbështetje të Palestinës.

Related posts

Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital

rezart morina

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë tensionet në Al-Aksa

admin

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime për popullin e Kosovës

admin6