Ka ndërruar jetë J.B., 20-vjeçar, viktima e dytë e plagosjes së para disa muajve në Pejë.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikçi.
Ndërkaq, më 7 qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i viktimës, J.B..
Lidhur me këtë rast, nën masën e paraburgimit është A.G., pasi dyshohet se i plagosi viktimat, mbrëmjen e 22 majit.