RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia denoncon grumbullimet e huaja ushtarake në Greqi

turqia-denoncon-grumbullimet-e-huaja-ushtarake-ne-greqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka kritikuar Greqinë për “provokimet” e saj të fundit, duke theksuar se Turqia nuk do të dështojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Grumbullimet ushtarake me pamje okupuese të vendeve të huaja në të gjithë Greqinë, në thelb, duhet të shqetësojnë popullin grek, jo neve”, tha presidenti Erdoğan pas mbledhjes së kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Komentet e presidentit Erdoğan vijnë pasi dronët e ushtrisë turke regjistruan vendosjen greke të automjeteve të blinduara në ishujt Midilli (Lesvos) dhe Sisam (Samos), gjë që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Sot, sipas Ministrisë të Punëve të Jashtme të Turqisë, vendi thirri ambasadorin grek dhe i kërkoi që t’u jepen fund shkeljeve në ishujt e Egjeut, si dhe rivendosjen e statusit të tyre jo-ushtarak.

Gjithashtu në një notë proteste drejtuar SHBA-së, Türkiye kërkoi respektimin e statusit të ishujve të Egjeut Lindor dhe theksoi se duhet të merren masa për të parandaluar përdorimin e armëve atje.

Presidenti Erdoğan tha se Turqia po ndjek politikat e Greqisë “të mbushura me provokim”.

“Ne e dimë mirë se qëllimet e vërteta të atyre që provokuan politikanët grekë kundër nesh janë për të penguar programin tonë për ndërtimin e një Türkiye të madhe dhe të fuqishme”, theksoi ai.

Presidenti turk shtoi se vendi i tij nuk do të dështojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e vendit kundër Greqisë, “duke shfrytëzuar të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”. Ai përsëriti se Greqia nuk është në të njëjtin nivel me Turqinë.

“Sukseset diplomatike”

Në lidhje me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, presidenti Erdoğan tha se Turqia është në kontakt të ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

“Ne kemi arritur shumë suksese diplomatike, nga dërgesat e drithërave deri te shkëmbimet e të burgosurve, duke ruajtur dialogun tonë me të dyja palët”, tha presidenti Erdoğan.

Më 22 korrik, Turqia, Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi.

Erdoğan tha se mbi 5 milionë tonë drithëra nga Ukraina u eksportuan që kur anija e parë lundroi nën marrëveshjen e Istanbulit më 1 gusht.

Më tej, presidenti turk po ashtu theksoi se ai tërhoqi vëmendjen në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York për rolin ndërmjetësues të Turqisë në krizën e emigracionit dhe në dërgesat e drithërave dhe se ai pranoi vlerësime nga liderët botëror.

Erdoğan përsëriti dëshirën e tij për t’i sjellë së bashku presidentët Putin dhe Zelenskyy në një tryezë bisedimesh për t’i dhënë fund luftës.

Related posts

Serbët e veriut me kushte për zgjedhjet e reja

admin

Trupat ruse pretendojnë sulme të suksesshme në vijën e frontit në Ukrainë

admin

Kurti fton Emiratet e Bashkuara Arabe për investime në Kosovë

rezart morina